Unë jam Ermal Buqinca, kandidat për Kuvendin Komunal — nr. 17 në listën 115 “Lidhja e Prishtinës”.
Jam arkitekt i diplomuar në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe në Universitetin Polis në Tiranë. Në vitin 2013 themelova ArchLab, një studio arkitekturore ku përmes punës sime mundohem të ndërthur kreativitetin me funksionalitetin.
Qëllimi im ka qenë gjithmonë të krijoj hapësira bashkëkohore, estetike dhe praktike që pasqyrojnë nevojat dhe vizionin e njerëzve që i përdorin. Përmes ArchLab, jam i përkushtuar të kontribuoj në zhvillimin e arkitekturës moderne në Kosovë dhe më gjerë.
Prishtina duhet të rritet, të zhvillohet dhe të kujdeset për të gjithë.
Këtë e bëjmë me harmoni urbane, me lëvizje inteligjente, me ekologji të qëndrueshme dhe me një qytet që flet e dëgjon çdo zë.
Unë jam qytetar, prind dhe arkitekt që beson se vendimet e sotme vizatojnë botën ku fëmijët tanë do të rriten.
Lidhja e Prishtinës 115 – Ermal Buqinca 17.